Guardiola i kundërpërgjigjet ashpër dy ish-futbollistëve të Manchester Unitedit

  • A.P /
  • 13 May 2022 - 20:31
Guardiola i kundërpërgjigjet ashpër dy ish-futbollistëve të Manchester Unitedit

Pep Guardiola i është përgjigjur komenteve të bëra nga ish-lojtarët e Manchester United, Patrice Evra dhe Dimitar Berbatov, lidhur me karakterin e Manchester Cityt.

Pas eliminimit të Manchester Cityt nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve, Evra akuzoi Guardiolën se nuk ishte në gjendje të prodhonte lojtarë me personalitet,.

Francezi gjithashtu tha se Guardiola transferoi yje të mëdhenj në “Etihad Stadium” vetëm për shkak të pagave që ofroheshin.

Kurse, Berbatov për eliminimin e “Qytetarëve” në Ligën e Kampionëve tha se skuadrës i mungoi mentalitet fitues.

(Kosova Sot Online)