Ylli i NBA-s bën postim për derbin e basketbollit kosovar, vlerëson paraqitjen e amerikanit të Trepçës

  • A.P /
  • 13 maj 2022 - 21:08
Ylli i NBA-s bën postim për derbin e basketbollit kosovar, vlerëson paraqitjen e amerikanit të Trepçës

Të enjten mbrëma u zhvillua ndeshja e dytë e serisë gjysmëfinale mes Trepçës dhe Pejës.

Ndeshja e zhvilluar në “Minatori” dhuroi spektakël, teksa vendasit fituan pas dy vazhdimeve me rezultatin 107:105.

Rodney Purvis me 36 pikë ishte më meritori në fitoren e Trepçës. Ai regjistroi edhe tetë kërcime e pesë asistime.

Paraqitje e shkëlqyer e 28-vjeçarit nuk kaloi pa u komentuar edhe nga ylli i NBA-s, John Wall, i cili ka një shoqëri me basketbollistin e “Xehetarëve”.

Në njërën prej publikimeve në “Instagram”, Wall e quajti “vrasës” Purvisin. 

(Kosova Sot Online)