8485 metra, Uta Ibrahimi ngjitet në malin Makalu bashkë me flamurin kuq e zi e atë të Kosovës

  • E.K /
  • 14 May 2022 - 14:13
8485 metra, Uta Ibrahimi ngjitet në malin Makalu bashkë me flamurin kuq e zi e atë të Kosovës

Alpinistja Uta Ibrahimi, ka ngjitur majën e 5-të më të lartë në botë në Malin Makalu që ka lartësinë 8485 metra.

Ibrahimi ka ndarë fotografi nga ngjitja e majës ku edhe ka shpalosur flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës.

“Maja e Malit Makalu, 8485 metra, maja e 5-të më e lartë në botë. Zemra ime është plot. E lumtur dhe krenare t’i vendosi flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë  në maje për të parën herë, sërish dh përsëri. Ky është moment shumë emocionues pasi me këtë ngjitje unë e kompletoj gjysmën e qëllimit tim 7/14 majat më të larta”, ka shkruar Ibrahimi.

Uta Ibrahimi është gruaja e parë shqiptare që ka ngjitur majën më të lartë në botë atë të Everestit.

(Kosova Sot Online)