E konfirmon drejtori i Bayernit: Lewandowksi më ka informuar se dëshiron të largohet, Barcelona nuk ka bërë ofertë

  • E.K /
  • 14 maj 2022 - 17:21
E konfirmon drejtori i Bayernit: Lewandowksi më ka informuar se dëshiron të largohet, Barcelona nuk ka bërë ofertë

Drejtori sportiv i Bayern Munichit, Hasan Salihamidzic, ka konfirmuar se Robert Lewandowski e dëshiron largimin nga “Allianz Arena” në afatin kalimtar të verë.

Salihamidzic tha se sulmuesi polak nuk do të rinovojë kontratën me klubin.

“Po, Lewandwoski më informoi se nuk do të dëshironte të pranonte një ofertë tonën dhe dëshiron të largohet nga klubi”, tha ai për “Sky Sports” në Gjermani.

Tutje, Salihamidzic tha se pozicioni i klubit nuk ka ndryshuar në këtë situatë, teksa zbuloi se Barcelona nuk ka bërë asnjë ofertë deri tash.

“Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar, Lewa ka një kontratë deri në vitin 2023. Ky është një fakt. Ofertë nga Barcelona? Jo”, tha drejtori sportiv i “Bavarezëve”.

Lewandowski mbetet i lidhur me një transferim te Barcelona. Por, kjo lëvizje duket se vështirë do të realizohet, pasi që kampioni gjerman nuk e dëshiron largimin e ish-sulmuesit të Borrusia Dortmundit.

Kontrata e 34-vjeçarit me Bayernin skadon më 30 qershor 2023. 

(Kosova Sot Online)