Mediumi gjerman raporton për arritje të marrëveshjes mes Lewandowskit dhe Barcelonës

  • A.P /
  • 15 May 2022 - 16:54
Mediumi gjerman raporton për arritje të marrëveshjes mes Lewandowskit dhe Barcelonës

Robert Lewandowski raportohet se ka arritur marrëveshje verbale me Barcelonën.

Sulmuesi polak konfirmoi këtë javë se nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Bayern Munichin, teksa tha se edhe më shumë gjasë nuk do të luajë më për kampionin gjerman.

“Sport1” ka raportuar se ka një marrëveshje verbale të arritur mes Lewandowskit dhe Barcelonës.

Sipas mediumit gjerman, bëhet fjalë për një marrëveshje tre-vjeçare.

Kontrata aktuale e sulmuesit polak me Bayern Munichin skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Lewandowski ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar këtë verë, por që por që klubi gjerman thuhet se nuk po pranon që ai të largohet këtë vit. 

(Kosova Sot Online)