Mavericks i dominojnë Suns dhe shkojnë në finale të Perëndimit

  • S.A /
  • 16 May 2022 - 08:51
Mavericks i dominojnë Suns dhe shkojnë në finale të Perëndimit

Dallasi është kualifikuar në finale të Konferencës Perëndimore në NBA. Mavericks e dominuan lojën e shtatë gjysmëfinale të Konferencës ndaj Phoenixit, duke fituar 123:90 mbrëmë. Dallasi madje në çerekun e tretë e arriti një epërsi të lartë prej 42 pikësh. Suns e kishin sezonin më të mirë të rregullt dhe ishin favoritë për ta fituar titullin e kampionit. Mirëpo, Dallasi i prishi të gjitha parashikimet duke e eliminuar Phoenixin.Luka Doncic shkëlqeu në këtë takim me 35 pikë, 10 kërcime dhe 4 asistime.

 

Kurse, Spencer Dinwiddie kontribuoi me 30 pikë.

Në finale të Perëndimit, Dallasi do të përballet me Golden State Warriors, ndërsa ndeshja e parë do të luhet në San Francisco të mërkurën.

Paraprakisht të dielën, Bostoni e eliminoi kampionin Milwaulkee Bucks me rezultat 109:81 në gjysmëfinale të Lindjes.

(Kosova Sot Online )