Altin Merlaku zgjidhet sërish “Lojtari i Javës”

  • S.A /
  • 16 May 2022 - 12:48
Altin Merlaku zgjidhet sërish “Lojtari i Javës”

ltin Merlaku po vazhdon të shfaqë formë të jashtëzakonshme në futbollin kosovar.

Mesfushori kreativ është zgjedhur sërish Lojtari i Javës në Superligë.

Futbollisti ofanziv në fakt i realizoi tre gola në fitoren e Dukagjinit ndaj Llapit, të cilin klinasit e fituan me rezultat 3:2 në fundjavë, në kuadër të xhiros së 35-të të Superligës.

Merlaku u shqua me lojë kreative gjatë tërë ndeshjes, krahas tre golave të realizuar, një në pjesën e parë e dy në atë të dytë.

Dhe, ai e fitoi me meritë çmimin “Ylli i Javës”, të cilin e ndan Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me sponsorin e saj, bankën BKT.

Dukagjini po mundohet t’i shmanget pozitës që çon në barazh.

Një xhiro pa përfunduar sezoni në ligën elitare të futbollit, klinasit gjenden në pozitën e pestë me 49 pikë, dy më shumë se Malisheva, e cila e sheh veten në pozitën e tetë, e cila dërgon në barazh. 

(Kosova Sot Online )