Donjeta Sadiku e synon sot medaljen në Kampionat Botëror

  • S.A /
  • 16 May 2022 - 12:55
Donjeta Sadiku e synon sot medaljen në Kampionat Botëror

Donjeta Sadiku do ta kërkojë sot medaljen në Kampionatin Botëror të boksit për femra. Boksieria kosovare do të paraqitet në ring në luftën çerekfinale, ndërsa medaljen do ta kërkojë në duel me boksieren nga Taipei, Wu Shih-yi. Ky meç do të fillojë në orën 18:00 dhe garuesja kosovare është e vendosur për ta shkruar emrin e saj në histori të boksit kosovar. Donjeta në dy meçet e para tregoi se është në formë të mirë, duke i rrahur pa problem boksieret nga Japonia dhe nga Kongo.

“Presim fitore dhe sigurimin e medaljes në konkurrencën e senioreve, kur dihet se Donjeta e ka një medalje botërore dhe dy medalje evropiane për juniore dhe të reja”, njofton Federata e Boksit të Kosovës.

Kampionati Botëror i boksit për femra po mbahet në Stamboll të Turqisë, ndërsa ka nisur më 8 dhe do të mbyllet më 21 maj.

(Kosova Sot Online )