La Liga e bën një postim special për Muriqin

  • A.P /
  • 16 May 2022 - 15:19
La Liga e bën një postim special për Muriqin

Vedat Muriqi ka përfunduar shpesh herë në ballinat e mediave spanjolle, por edhe në faqet kryesore të rrjeteve sociale.

Sulmuesi kosovar shkëlqeu edhe mbrëmë në fitoren e Mallorcas me rezultat 2:1 ndaj Rayo Vallecanos.

Prizrenasi shënoi gol në minutën e 13-të për t’i kaluar vendësit në epërsi, ndërsa po mundohet ta ndihmojë Mallorcan të shpëtojë pa rënë nga liga

Ndërkohë, krahas klubit të tij, i cili e bëri një postim në Instagram, edhe La Liga është përkujdesur për një postim special për 28 vjeçarin në këtë rrjet social.

La Liga i ka dhënë theks të veçantë festimit të Muriqit, i cili është kapur në momentin e duhur nga fotografi.


(Kosova Sot Online)