Drejtori sportiv i KB Pejës: Është shkelur Propozicioni i Garave

  • A.P /
  • 16 May 2022 - 18:00
Drejtori sportiv i KB Pejës: Është shkelur Propozicioni i Garave

Komesari i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës publikoi sot vendimet, pas incidenteve që ndodhen të dielën në ndeshjen Peja – Trepça.

Klubi i Pejës është dënuar me gjobë prej 7 mijë eurove

Klubi pejan gjithashtu është dënuar edhe me dy ndeshje pa prezencën e shikuesve.

Pa dënime nuk ka shpëtuar as klubi i Trepçës. Ndaj mitrovicasve është shqiptuar dënimi me gjobë prej 1500 eurove.

Pas këtyre dënimeve, ka reaguar edhe drejtori sportiv i KB Pejës, Arbër Elshani, i cili pretendon se është shkelur Propozicioni i Garave.

Sipas Elshanit, dënimi i njëjtë është dashur të merret edhe ndaj Trepçës.

Reagimi i plotë nga Arbër Elshani (pa ndërhyrje):

“Kjo eshte shkelje e PG!

Neni 28.2, e thote qartë se parashtruesi i kerkeses ne kete rast KB Trepca, qe i ka sjelle tifozet ne Peje, ne menyre te organizuar e mban pergjegjesine per shikuesit e vet dhe i nenshtrohen sanksioneve sikurse edhe vendasi(pra njejte), per mos respektim te PG. Cka beri komesari sot? E denoj Pejen, me dy ndeshje mosloje, kurse tifozet e Trepces, qe e kane nisur gjithe kete sherr nuk i denoi sic thote neni 28.2!” 

(Kosova Sot Online)