Peja deklarohet për fyerjet ndaj Mitrovicës 'Ju jeni shkije'

  • A.P /
  • 16 May 2022 - 19:41
Peja deklarohet për fyerjet ndaj Mitrovicës 'Ju jeni shkije'

“United City Firm”, grupi që e përkrah klubin e basketbollit “Peja”, ka reaguar pas atyre që ndodhen në ndeshjen Peja – Trepça.

Të dielën, në palestrën sportive “Karagaçi” u zhvillua ndeshja e tretë gjysmëfinale mes këtyre dy skuadrave, e cila përfundoi me fitoren e pejanëve

Mirëpo, kjo ndeshje nuk kaloi pa tensione. Tifozët e skuadrës vendase nuk kursyen as ofendimet në baza nacionale.

Por, grupi i organizuar “United City Firm” nga Peja, është distancuar nga këto thirrje.

Sipas këtij grupi, thirrjet “ju jeni shkije” nuk kanë janë bëra nga ata.

Reagimi i plotë nga “United City Firm” (pa ndërhyrje):

“Ne si grup i organizuar i tifozëve në Pejë distancohemi dhe i denojm ashper thirrjet në kor me termet “ju jeni shkije” ato skan ardhur anjë momentë nga tribina jonë.

Biles jemi munduar edhe më herët ti paralajmromë të gjithë që mos të ketë fyrje të tilla. Pasi që Mitrovica është qytet Shqiptar dhe i till do të mbetet gjithmonë.

Rivaliteti ka kufijtë e vet por jo të kalojë në atë masë.

Pra fyrjet e tilla skan ardhur nga tribina jonë e U.C.F ndërsa fyrjet e tjera dhe rivalitetin me tifozët musafir  e kishim nga momenti i së ejtes mbrêma kur  gjithqka filloi në qytetin e tyre”.

(Kosova Sot Online)