Gundogan drejt largimit nga Manchester City

  • A.P /
  • 16 May 2022 - 21:54
Gundogan drejt largimit nga Manchester City

Ilkay Gundogan pritet që të largohet nga Manchester City në afatin kalimtar të verës.

Reprezentuesi gjerman ka qenë edhe këtë sezon i aktivizuar shumë nga Pep Guardiola, por ai nuk pritet që të mbetet edhe më tej në “Etihad Stadium”.

Sipas “Daily Mail”, Gundoganit i është thënë nga klubi se është i lirë për të gjetur një klub të ri këtë verë, pasi “Qytetarët” nuk e kanë në plan për t’i ofruar rinovim të kontratës.

Kontrata aktuale e 31-vjeçarit skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Ilkay Gundogan thuhet se ka udhëtuar sot drejt qytetit të Madridit, derisa ende nuk dihet arsyeja e udhëtimit. 

(Kosova Sot Online)