Gripshi dhe Korenica rinovojnë kontratat me Ballkanin

  • A.P /
  • 16 May 2022 - 22:25
Gripshi dhe Korenica rinovojnë kontratat me Ballkanin

Nazmi Gripshi dhe Meriton Korenica kanë zgjatur kontratat e tyre me FC Ballkanin.

Lajmi është bërë i ditur nga kampioni i këtij edicioni në Superligë, përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare.

Me kontratat e reja, Gripshi dhe Korenica do të jenë pjesë e Ballkanit deri në vitin 2025.

“Kampionët, Nazmi Gripshi e Meriton Korenica, i qëndrojnë besnik Ballkanit edhe për tri vjet. Klubi u dëshiron shumë suksese me fanellën e portokalltë. Së bashku marshojmë drejt shumë sukseseve të reja. Na priftë e mbara Suhareka”, thuhet në njoftimin e FC Ballkanit.

(Kosova Sot Online)