Portieri hero: E pret penalltinë dhe shënon nga porta në portë

  • S.A /
  • 17 May 2022 - 08:51
Portieri hero: E pret penalltinë dhe shënon nga porta në portë

T’i shohësh fëmijët duke luajtur futboll është gjithmonë kënaqësi. Njëjtë si të rriturit, edhe ata dinë të dhurojnë spektakël dhe të bëjnë veprime për duartrokitje. Një gjë të tillë e bëri edhe portieri i ri, Arthur Rodrigues, i cili ishte protagonisti i lojës. Portieri i ri brazilian në fakt e priti penalltinë e kundërshtarit dhe më pas një gjuajtje tjetër ballë përballë. Por, kjo nuk ishte e tëra.

Portieri që e kishte ditën e tij, në aksionin pasues shënoi gol nga porta e tij. Kjo video është bërë hit në internet, ndërsa portieri është bërë hero për momentin, me shpresën që kur të rritet, të bëhet portier i madh në futbollin profesionist.

(Kosova Sot Online )