Krahas Kosovës dhe Algjerisë, edhe Mozambiku e siguroi medaljen e parë ndonjëherë të Botërorit të boksit

  • S.A /
  • 17 May 2022 - 10:31
Krahas Kosovës dhe Algjerisë, edhe Mozambiku e siguroi medaljen e parë ndonjëherë të Botërorit të boksit

Krahas Kosovës dhe Algjerisë, edhe Mozambiku e shijoi medaljen e parë ndonjëherë në histori të tij të Kampionatit Botëror.

Alcinda Panguane ia dhuroi kombit të saj medaljen e parë të Asociacionit Ndërkombëtar të Boksit (IBA) në Kampionatin Botëror të femrave.

Ajo ishte njëra prej 48 çerekfinalisteve fituese në palestrën sportive “Başakşehir Youth and Sports Facility” në Stamboll,

Nëse humb në gjysmëfinale, ajo do ta marrë medaljen e bronztë, ndërsa fitorja eventuale në gjysmëfinale do t’ia hapte rrugën drejt medaljes së artë pasi të argjendtën do ta kishte të siguruar si finaliste.

Panguane nuk ishte boksieria e parë që po kërkonte ta bëjë historinë.

Ajo u përball me Cindy Ngamba në kategorinë -70 kilogramë.

Ngamba, një refugjate kamerunase që jeton në Angli, është e re në këtë garë dhe garoi për ekipin neutral Fair Chance Team’s (FCT).

Krahas Mozambikut të Kosovës, edhe Algjeria e siguroi medaljen në këtë garë pas fitores së garueses Imane Khelif ndaj grekes Olga Papadatou në kategorinë -63kg.

(Kosova Sot Online )