Kosova U19 e nis me fitore turneun “Roma Caput Mundi”

  • A.P /
  • 17 May 2022 - 17:39
Kosova U19 e nis me fitore turneun “Roma Caput Mundi”

Kombëtarja U19 e Kosovës ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të edicionit të 15-të të turneut “Roma Caput Mundi”, që po mbahet në Itali.

Dardanët e udhëhequr nga Ramiz Krasniqi triumfuan me rezultat 2:1 në duel me ekipin Italia LND (Përfaqësuesja e Ligës Kombëtare Amatore të Italisë).

Në fakt, Liga Kombëtare Amatore është organizata më e madhe që funksionon në kuadër të Federatës së Futbollit të Italisë dhe që përfaqëson klubet dhe shoqatat sportive amatore, e nga ku dalin shumë emra të mëdhenj të futbollit italian.

Sa i përket ndeshjes të përzgjedhurit e Krasniqit e mbizotëruan plotësisht atë, teksa pas vetëm tre minutash kaluan në epërsi me golin e Emir Rashicës pas asistimit të Malokut. I njëjti futbollist realizoi edhe golin e dytë në minutën e 26-të, derisa golin e vetëm për italianët e shënoi Graziani, në minutën e 41-të.

Kosova është kampione në fuqi e këtij turneu, derisa ndeshjen e dytë e luan të martën kundër skuadrës italiane, Abruzzo LND.

(Kosova Sot Online)