Mourinho beson se Feyenoord ka një avantazh ndaj Romës
José Mourinho beson se Feyenoord ka një avantazh ndaj Romës përpara finales së Ligës së Konferencës.
Giallorossi po përgatiten për ndeshjen e fundit të sezonit në ligë kundër Torinos të premten dhe finalen e Konferencës së Ligës në Tiranë javën e ardhshme
Mourinho ka fituar tashmë Europa League dhe Champions League në karrierën e tij, kështu që çfarë kuptimi ka kjo finale evropiane?
“Është gjithmonë njësoj. Historia dhe rëndësia e kompeticionit janë të ndryshme, por kjo është finalja më e rëndësishme sepse ne duhet ta luajmë ende”, tha Mourinho, cituar nga Il Corriere dello Sport.
“Do të jetë ndeshja jonë e 15-të në Evropë këtë sezon. Ne filluam në gusht dhe kemi udhëtuar shumë. Ne kemi paguar një çmim të lartë në Serinë A, duke humbur pikë ndaj skuadrave që kishin një javë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen. Kur shikoj tabelën, mendoj për ato lojëra dhe gabimet e gjyqtarëve. Liga e Konferencës ka qenë një kompeticion i vështirë, tani duhet të bëjmë histori duke fituar kupën”, tha Mourinho.
Roma aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë në tabelë, vetëm një pikë përpara Atalantës, e cila do të ishte skuadra e parë jashtë vendeve evropiane. Giallorossi mund të marrin një vend në Ligën e Evropës nëse fitojnë Ligën e Konferencës.
“Në fillim të sezonit, ne menduam se Trabzonspor ishte ndër kandidatët për të fituar kompeticionin, por në të njëjtën kohë, ne duhej të prisnim ekipet e zbritura nga Europa League për të parë rritjen e nivelit. Ne kemi luajtur gjithmonë me ambicie, duke shkuar deri në fund”, u shpreh portugezi.
Sezoni holandez tashmë ka përfunduar dhe kundërshtari i Romës, Feyenoord, po përgatitet në Portugali për finalen. A kanë përparësi ndaj Giallorossi?
“Sigurisht, një e madhe gjithashtu. Duhet të luajmë një ndeshje të rëndësishme kundër Torinos dhe është e vështirë të pushojmë lojtarët”, tha Mourinho.
“Ata kanë përfunduar sezonin dhe mund të punojnë në heshtje. Unë gjithmonë them që skuadra duhet t’i harrojë këto detaje në finale. Këto janë lojëra për të fituar. E thashë këtë sot, por do t’ju them se ata nuk kanë asnjë avantazh të mërkurën [javën tjetër]”, përfundoi ai.
Mourinho nënshkroi një marrëveshje trevjeçare me Giallorossi në verë dhe zbuloi javën e kaluar se ai nuk planifikon të largohet nga klubi në fund të sezonit, kështu që ai do të vazhdojë në Stadio Olimpico edhe në sezonin 2022-23.
(Kosova Sot Online)
