Pamje emocionuese, Zelenskiy takohet me legjendën e Milanit

  • S.A /
  • 19 May 2022 - 11:06
Pamje emocionuese, Zelenskiy takohet me legjendën e Milanit

Ditën e djeshme, legjenda e futbollit ukrainas dhe ish-lojtari i Milanit, Andriy Shevchenko, është takuar ditën e djeshme me presidentin Volodymyr Zelenskiy. Emri më i përfolur i kohëve të fundit, Zelenskiy, ka postuar një video në Instagram ku takohet dhe përqafohet me mall me Shevchenkon në zyrën e tij. Presidenti i Ukrainës ka falenderuar ish-trajnerin e kombëtares ukrainase për vizitën e tij dhe i thotë se tashmë është shumë e rëndësishme që i gjithë populli ukrainas të jetë si një ekip i fortë. Postimi:

“Andriy Shevchenko faleminderit!

Për t’i thënë me zë të lartë të vërtetën për luftën mbarë botës. Me ndihmën e ukrainasve dhe projekteve bamirëse. Tani është shumë e rëndësishmë të jesh një ekip i fortë. Një ekip i quajtur “Ukrainë”, shkruan Zelenskiy.

(Kosova Sot Online )