Për herë të parë në histori, tri gjyqtare kryesore dhe tri asistent-refere në Botërorin e meshkujve

  • A.P /
  • 19 May 2022 - 15:27
Për herë të parë në histori, tri gjyqtare kryesore dhe tri asistent-refere në Botërorin e meshkujve

Tri gjyqtare kryesore dhe tri asistente do ta ndajnë drejtësinë për herë të parë në histori në një turne të madh ndërkombëtare të meshkujve.

Stephanie Frappart e kishte thyer akullin në Evropë duke u bërë referja e parë femër që e drejtoi një ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe një të kualifikimeve të Evropianit, ndërsa gjithashtu ka drejtuar takime edhe në Ligue 1.

Krahas referes franceze, edhe Salima Mukansanga nga Rëanda dhe Yoshimi Yamashita nga Japonia, po ashtu do t’i drejtojnë ndeshjet në “Katar 2022”, i cili do të nisë më 21 nëntor dhe do të mbyllet më 18 dhjetor.

Ndërkaq, referet-asistente do të jenë Neuza Back (Brazil), Kathryn Nesbitt (SHBA) dhe Karen Diaz Medina (Meksikë).

“Kjo e përmbyll një proces të gjatë, i cili kishte nisur vite më parë me zhvillimin e referimit të femrave në turnetë e juniorëve dhe të seniorëve, të organizuara nga FIFA”, ka thënë shefi i Komitetit të Referëve të FIFA-s, Pierluigi Collina.

(Kosova Sot Online)