Man Utd i jep lajm të keq Barçës për De Jongun

  • A.P /
  • 19 May 2022 - 16:10
Man Utd i jep lajm të keq Barçës për De Jongun

Manchester United nuk e ka ndërmend të bëjë sakrifica të mëdha për të arritur deri tek Frenkie de Jong.

Bëhet e ditur se “Djajtë e Kuq” ia kanë vënë syrin mesfushorit të Barcelonës.

Gjiganti katalunas i kërkon rreth 80 milionë euro për përfaqësuesin holandez.

Mirëpo, mediumi britanik “Daily Mail” raporton se Man Utd e ka informuar Barçën se nuk është i gatshëm ta paguajë këtë shumë për ish-futbollistin e Ajaxit

Kjo nënkupton se “Blaugrana” duhet ta zbresin kërkesën e tyre për futbollistin, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xavi Hernandez për sezonin e ardhshëm.

Barça do të mundohet t’i shesë disa lojtarë, në mënyrë që të krijojë fonde për të bërë përforcime në afatin kalimtar të verës.

Katalunasit e kishin blerë De Jongun në vitin 2019 për 75 milionë euro nga Ajaxi.

Lojtarin po e do me ngulm trajneri i ardhshëm i klubit nga “Teatri i Ëndrrave”, bashkëkombësi i tij, Erik ten Hag. 

(Kosova Sot Online)