Taksisti refuzon ta marrë në veturë Furyn e dehur

  • A.P /
  • 19 May 2022 - 17:04
Taksisti refuzon ta marrë në veturë Furyn e dehur

Boksieri britanik, Tyson Fury tentoi ta godiste një taksi, pasi shoferi refuzoi ta merrte brenda në makinë.

Incidenti ndodhi të mërkurën në Francë kur Fury dukej se po bredhte rrugëve të Kanës pasi kishte pirë pak

Në videon e xhiruar nga një kalimtar i rastësishëm, Fury ishte i veshur me një këmishë të bardhë dhe pantallona të shkurtra me ngjyrë të errët.

Edhe pse stafi i Furyt u përpoq të negocionte me taksistin, sërish ky i fundit refuzoi ta merrte kampionin me vete, kjo për shkak të alkoolit që kishte konsumuar britaniku.

Megjithatë, situata nuk u përshkallëzua më tej dhe çdo gjë kaloi pa pasoja.

(Kosova Sot Online)