Ancelotti: Nuk kam dyshime për 11-shen startuese në finalen e Champions League

  • A.P /
  • 19 May 2022 - 17:27
Ancelotti: Nuk kam dyshime për 11-shen startuese në finalen e Champions League

Edhe pse Real Madridi ka për të planifikuar një tjetër finale të Ligës së Kampionëve, Carlo Ancelotti fillimisht duhet të shohë skuadrën e tij në ndeshjen e fundit të sezonit në La Liga Santander.

Los Blancos presin Real Betis të premten mbrëma në Estadio Santiago Bernabeu dhe Ancelotti do të shpresojë që lojtarët e tij të shmangin çdo dëmtim të panevojshëm përpara udhëtimit për t’u përballur me Liverpool në Paris.

Duke parë përtej lojës së Betisit, Ancelotti tashmë e e ka të qartë 11-shen startuese për finalen e Parisit.

“Nuk kam dyshime për formacionin startues në Paris”, tha Ancelotti kur u pyet se si do të rreshtojë ekipin e tij në finale, e cila është ende një javë larg.

Dyshimi im i vetëm është se kush do të luajë një rol më të rëndësishëm, ata që e fillojnë apo ata që e përfundojnë lojën”, deklaroi ai.

Me titullin e përfunduar që nga prilli, Real Madrid ka qenë në gjendje t’i marrë gjërat relativisht lehtë kohët e fundit. Ndërkohë, Liverpool do të luftojë për titullin e Premier League në xhiron e fundit të sezonit.

“Është e vërtetë që ata ende po luftojnë për titullin e ligës”, u përgjigj Ancelotti kur u pyet se në cilin pozicion do të preferonte të ishte.

“Kemi pasur më shumë kohë për të menduar për këtë lojë, por nuk e kemi menduar dhe nuk do ta mendojmë deri të hënën. Por ne kemi gjithçka gati. Tifozët e Real Madridit janë të emocionuar për finalen e Champions League dhe ne duam të fitojmë të 14-ën. Asgjë tjetër”, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)