Kroos nuk ngutet për rinovimin e kontratës me Realin

  • A.P /
  • 19 May 2022 - 18:07
Kroos nuk ngutet për rinovimin e kontratës me Realin

Toni Kroos erdhi te Real Madridi në vitin 2014. Ai la pas Bayern Munich, duke mbërritur në klub si fitues i Kupës së Botës dhe që nga dita e parë ai tregoi një përkushtim përtej çdo dyshimi.

Gjermani ka vazhduar të jetë një pikë referimi për Los Blancos. Gjithçka në heshtje, me punë dhe respekt, të cilën ai e ka treguar edhe një herë këtë sezon kur drejtuesit e Real Madridit i ofruan vazhdimin e kontratës, e cila skadon në vitin 2023, edhe për një vit.

Kroos nuk hezitoi dhe tha se nuk ishte koha, pasi fillimisht dëshiron të dijë se si ndihet përpara sezonit të ardhshëm përpara se të angazhojë klubin me një vit tjetër kontratë.

Përgjigja e tij ishte e sinqertë, jo sepse kishte dyshime për performancën e tij të mundshme, por nga parimi i besnikërisë ndaj Real Madridit.

Kroos thjesht preferon të presë, për të parë se çfarë i thonë trupi dhe koka e tij përpara se të angazhohet në Real Madrid, sepse ai nuk dëshiron të përfundojë si barrë për klubin.

32-vjeçari është i lumtur në Madrid, pasi po shijon futbollin dhe stilin e jetës. Mbi të gjitha, ai ka parime dhe ato janë besnikëria ndaj simbolit që ka mbrojtur që kur zbarkoi në kryeqytetin spanjoll.

Ai ka deklaruar në më shumë se një rast se nuk ka ndërmend ta zgjasë karrierën e tij si lojtar për një kohë të gjatë dhe se do të dëshironte ta përfundonte atë në Real Madrid.

Kroos nuk i ka krijuar asnjëherë probleme klubit dhe rinovimi i tij i fundit u zgjidh pa negociata të gjata. Kjo ishte ajo që dëshironin të dyja palët dhe marrëveshja u përfundua shpejt.

Kroos nuk e ka humbur kurrë statusin e tij si titullar që kur mbërriti në Estadio Santiago Bernabeu.

Carlo Ancelotti e konsideron ish-lojtarin e Bayernit si të domosdoshëm, lojtarin e aftë për të sjellë topin përpara dhe për t’i nisur gjërat me vizionin e tij të jashtëzakonshëm dhe aftësinë e pasimeve .

(Kosova Sot Online)