Di Maria përshëndetet me lojtarët e PSG-së

  • A.P /
  • 20 May 2022 - 14:57
Di Maria përshëndetet me lojtarët e PSG-së

Angel Di Maria nuk do të jetë më pjesë e Paris Saint-Germain. Argjentinasi do të ndryshojë ambient gjatë afatit kalimtar të verës.

Se largimi nga “Parku i Princave” është i paevitueshëm, kjo dëshmohet edhe nga fotografia e fundit e publikuar nga ish-ylli i Manchester Unitedit

Ai publikoi një fotografi me bashkëlojtarët, teksa iu dha lamtumirën, pasi do të largohet si lojtar i lirë.

Për shërbimet e tij, tejet i interesuar është Juventusit, që momentalisht ka avancuar dukshëm në negociata.

Marrëveshja e plotë mes “Zonjës së Vjetër” dhe Di Marias pritet të kompletohet së shpejti.


(Kosova Sot Online)