Kush mendoni se do ta fitojë titullin në Premierligë dhe Serie A?

  • A.P /
  • 20 May 2022 - 15:54
Kush mendoni se do ta fitojë titullin në Premierligë dhe Serie A?

Të dielën vendoset përfundimisht fituesi i Premierligës Angleze për edicionin  

Manchester City dhe Liverpool janë dy ekipet që po garojnë për titullin e Premierligës për sezonin 2021/22.

Manchester City momentalisht gjendet në vendin e parë me 90 pikë, një më shumë se Liverpooli.

Të dielën nga ora 17:00, Manchester City përballet me Aston Villan në shtëpi, kurse Liverpool e pret Wolvesin.

Në anën tjetër, të dielën vendoset edhe fituesi i edicionit 2021/22 në Serie A. Milan dhe Inter janë dy ekipet që po garojnë për titullin e Serie A italiane për sezonin 2021/22.

Milan gjendet në vendin e parë me 83 pikë gjithsej, dy më pak se Interi Të dielën nga ora 18:00 Milan do të luajë ndaj Sassuolos në udhëtim, kurse Interi e pret Sampdorian.

(Kosova Sot Online)