Haaland shpenzon mbi gjysmë milion euro

  • A.P /
  • 20 May 2022 - 18:04
Haaland shpenzon mbi gjysmë milion euro

Erling Haaland ua ka bërë nga një dhuratë shokëve të tij te Borussia Dortmundi, stafit të trajnerëve dhe punonjësve tjerë pasi ia dha lamtumirën klubit gjerman.

Sipas “Bild”, norvegjezi u ka dhuruar nga një orë “Rolex” të personalizuar 33 personave (ish-bashkëlojtarëve dhe stafit të trajnerëve)

Sipas raportimeve, një orë e këtij lloji ka kushtuar rreth 15 mijë euro.

Haaland nga një dhuratë të tillë ua bëri edhe punonjësve në klub (ku përfshihen kuzhinierët, fizioterapeutët dhe këshilltarët).

20 punonjës thuhet se pranuan si dhuratë nga një orë “Omega” me vlerë rreth 7 mijë eurove.

21-vjeçari për këto dhurata në total ka shpenzuar 635 mijë euro.

Kujtojmë se Erling Haaland nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Manchester City.

Ai me klubin anglez ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027. 

(Kosova Sot Online)