Pasi shkroi historinë me medaljen e bronztë, kjo është shuma e parave që e fitoi Donjeta Sadiku

  • G.G /
  • 21 May 2022 - 13:28
Pasi shkroi historinë me medaljen e bronztë, kjo është shuma e parave që e fitoi Donjeta Sadiku

Donjeta Sadiku e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, i cili u mbajt në Stamboll të Turqisë.

Ajo garoi në kategorinë deri në 60 kilogramë. Me këtë medalje të fituar, u regjistrua edhe suksesi më i madh në boks, që prej ndërkombëtarizimit të këtij sporti.

Donjeta Sadikut iu dorëzua medalja e bronztë të premten, bashkë me një shpërblim prej 25 mijë dollarëve nga organizatori i garës.

Kujtojmë se Federata e Boksit e Kosovës ka njoftuar se boksierja 22-vjeçare do të rikthehet sonte në Kosovë. 

(Kosova Sot Online)