Arrihet marrëveshja, Thomas Strakosha kalon si lojtar i lirë te klubi i njohur anglez

  • G.G /
  • 21 May 2022 - 13:30
Arrihet marrëveshja, Thomas Strakosha kalon si lojtar i lirë te klubi i njohur anglez

Thomas Strakosha pritet që karrierën ta vazhdojë në Premierligë.

Portieri shqiptar raportohet se ka arritur marrëveshje me Fulhamin, klub i cili nga sezoni i ardhshëm do jetë sërish pjesë e elitës së futbollit anglez.

Sipas Gianluca Di Marzios, Strakosha me klubin anglez ka arritur marrëveshje për një kontratë 4-vjeçare.

Mes palëve thuhet se tani mungojnë vetëm edhe detajet e fundit për zyrtarizimin e marrëveshjes.

Strakosha i thotë lamtumirë Lazios pas 207 paraqitjeve me ekipin e parë, me të cilin fitoi dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë.

27-vjeçari te Fulhami do të kalojë si lojtar i lirë. 

(Kosova Sot Online)