Napoli refuzon ofertën e Arsenalit për Osimhenin, kërkon edhe 20 milionë euro më shumë

  • E.K /
  • 21 May 2022 - 15:42
Napoli refuzon ofertën e Arsenalit për Osimhenin, kërkon edhe 20 milionë euro më shumë

Napoli raportohet se ka refuzuar ofertën e Arsenalit për transferimin e Victor Osimhenit.

“Calciomercato” ka raportuar këtë të shtunë se klubi nga Serie A ka refuzuar ofertën prej 90 milionë eurove të klubit londinez.

Sipas mediumit italian, ka qenë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiss, që i ka thënë “JO” kësaj oferte.

Në raport tutje thuhet se Napoli kërkon së paku 110 milionë euro për shitjen e 23-vjeçarit.

Mbetet të shihet në vazhdim nëse “Topçinjtë” do të rrisin ofertën e tyre për sulmuesin nga Nigeria.

Victor Osimhen me Napolin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025. 

(Kosova Sot Online)