Shtohet numri i skuadrave që duan transferimin e Kastriot Imerit

  • S.A /
  • 21 May 2022 - 15:54
Shtohet numri i skuadrave që duan transferimin e Kastriot Imerit

Kastriot Imeri është njëri nga futbollistët më të talentuar në Zvicër dhe largimi i tij këtë verë nga Servette duket mëse i sigurt. Mesfushori ofensivë nga Kosova me pasaportë zvicerane ka shpërthyer këtë edicion në elitën e futbollit në Zvicër. Imeri ka qenë autor i 11 golave si dhe ka asistuar në katër të tjerë me fanellën e klubit nga Geneva. Servette refuzoi në janar dy oferta të rëndësishme nga tre milionë euro nga Genoa e Nice, duke e mbajtur në radhët e veta Imerin, por në verë një gjë e tillë duket shumë e vështirë. Gjiganti belg, Club Brugge është skuadra e radhës që po kërkon transferimin e ferizajasit.

Mediat belge kanë raportuar se Imeri pëlqehet shumë nga Club Brugge me 18 herë kampionët e Belgjikës që janë gati të nisin një ofertë në drejtim të Servettes. Gjithsesi për zikaltërtit nuk do të jetë aspak e lehtë të nënshkruajnë me reprezentuesin e Zvicrës, pasi gara për të është e fortë. Eintracht Frankfurt, Torino, Feyenoord Roterdam, Nice dhe Fiorentina gjithashtu janë në kërkim të tij. Nga ana tjetër Servette është gati ta lejoj largimin e yllit të skuadrës, por po kërkon të fitojë rreth gjashtë milionë euro nga shitja e tij.

(Kosova Sot Online  )