De Bruyne e fiton çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit në Premierligë

  • G.G /
  • 21 May 2022 - 16:53
De Bruyne e fiton çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit në Premierligë

Kevin De Bruyne i Manchester City është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në Premier League.

Mesfushori belg mposhti konkurrencën e Mohamed Salah të Liverpool-it dhe Heung-min Son të Tottenham-it për të fituar çmimin për herë të dytë.

De Bruyne ka shënuar 15 gola në 29 paraqitje këtë sezon, ndërsa ka dhënë shtatë asistime të tjera dhe ka qenë thelbësor për ta vendosur Cityn në “pole position” për të ruajtur titullin e tyre në Premier League.

Manchester City me fitore nesër ndaj Aston Villas do të shpallet kampion i Anglisë. 

(Kosova Sot Online)