Chiellini arrin marrëveshje me klubin nga MLS

  • A.P /
  • 22 May 2022 - 09:24
Chiellini arrin marrëveshje me klubin nga MLS

Giorgio Chiellini është shumë afër kompletimit të kalimit te Los Angeles.

Gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se mbrojtësi veteran është një hap larg bashkimit me klubin nga MLS.

Sipas gazetarit italian, tashmë është arritur marrëveshja e plotë lidhur me pagën dhe kontratën

Chiellini thuhet se gjithashtu ka marrë edhe dritën e gjelbër nga e gjithë familja për të kaluar te Los Angeles.

37-vjeçari te ky klub do të kalojë si lojtar i lirë, pas përfundimit të sezonit në Serie A. 


(Kosova Sot Online)