Kampioni në Serie A mësohet sot – Milani e kërkon titullin e parë pas 11 vjetëve

  • A.P /
  • 22 May 2022 - 10:33
Kampioni në Serie A mësohet sot – Milani e kërkon titullin e parë pas 11 vjetëve

Sot do të zhvillohen pesë ndeshjet e fundit të javës së 38-të në Serie A.

Me këto ndeshje do të përmbyllet sezoni 2021/22 në elitën e futbollit italian.

Në Itali ende nuk është përcaktuar skuadra kampione, e cila përfundimisht do të mësohet sot.

Në garë për titull janë dy skuadrat nga qyteti i Milanos, Milani dhe Interi.

“Rossonerët” janë në pozitën e parë me 83 pikë, teksa “Nerazzurrët” me dy pikë më pak renditen një pozitë më poshtë.

Milani do të luajë në udhëtim te Sassuolo, derisa Interi në shtëpi e pret Sampdorian.

Të dy këto ndeshje do të luhen nga ora 18:00.


(Kosova Sot Online)