Zidane mund ta marrë drejtimin e gjigantit evropian

  • A.P /
  • 22 May 2022 - 12:56
Zidane mund ta marrë drejtimin e gjigantit evropian

Paris Saint-Germaini raportohet se ka nisur bisedimet me Zinedine Zidane.

Mauricio Pochettino do të largohet nga kampioni francez, teksa ish-mesfushori francez është favorit për zëvendësimin e tij

Sipas “Canal Supporters”, PSG-ja aktualisht është duke negociuar me Zidanen rreth mundësisë që ai të jetë në krye të skuadrës nga sezoni i ri.

49-vjeçari është i lirë që nga vera e vitit të kaluar, kur u largua nga Real Madridi.

Zidane ishte trajner te “Los Blancos” në dy periudha të ndryshme – 2016/18 dhe 2019/21.

Ai me Real Madridin triumfoi tri herë radhazi në Ligën e Kampionëve.

Zinedine Zidane gjithashtu dy herë e fitoi titullin e Kampionit në La Liga, trofeun e Kupës së Spanjës, Superkupës së Spanjës dhe Superkupën e Evropës.


(Kosova Sot Online)