Pasi refuzoi Real Madridin, Mbappe humb një numër të madh të ndjekësve në rrjetet sociale

  • A.P /
  • 22 May 2022 - 13:35
Pasi refuzoi Real Madridin, Mbappe humb një numër të madh të ndjekësve në rrjetet sociale

Kylian Mbappe ka humbur shumë ndjekës në rrjetet sociale, pasi nënshkroi kontratën e re me Paris Saint-Germainin.

Sulmuesi francez rinovoi kontratën deri në vitin 2025, duke refuzuar kështu mundësinë për të kaluar te Real Madridi

Por, me këtë lëvizje, Mbappe ka humbur një numër të madh të ndjekësve në rrjetet sociale.

Arsyeja që ata nuk e ndjekin më 23-vjeçarit duket se lidhet me refuzimin e tij ndaj Real Madridit dhe vazhdimit të kontratës me PSG-në.

Mbappe në “Instagram” ka humbur mbi 300 mijë ndjekës.

Kurse, në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”, ish-sulmuesi i Monacos shihet se ka humbur mbi 8 mijë ndjekës. 


(Kosova Sot Online)