Napoli e mbyll sezonin me fitore në Serie A

  • A.P /
  • 22 May 2022 - 14:58
Napoli e mbyll sezonin me fitore në Serie A

Napoli e ka mbyllur me fitore ndaj Spezias sezonin 2021/22 në Serie A.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Alberto Picco” ka përfunduar me rezultatin 0:3

Matteo Politano (4’), Piotr Zielinski (25’) dhe Diego Demme (36’) shënuan golat e fitores për mysafirët.

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, u pushua në këtë ndeshje nga Luciano Spalletti.

Te vendasit për 90 minuta luajti sulmuesi shqiptar, Rey Manaj.

Napoli me 79 pikë e mbyll sezonin në pozitën e tretë, duke siguruar kështu pjesëmarrjen për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Kurse, për Spezian sezoni mbyllet me 36 pikë në pozitën e 16-të. Kjo skuadër edhe në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Serie A. 

(Kosova Sot Online)