Milani shpallet kampion, “çmendet” tifozi më i flaktë i Kuqezinjve, Tiziano Crudeli

  • S.A /
  • 23 May 2022 - 09:32
Milani shpallet kampion, “çmendet” tifozi më i flaktë i Kuqezinjve, Tiziano Crudeli

Tifozët e Milanit kishin arsye për të festuar dje.“Rossoneri” u shpallën kampionë të Italisë për herë të parë pas 11 vjetësh pritjeje. E këtë sukses e ka shijuar tej mase edhe tifozi më i flaktë i Kuqezinjve, i famshmi Tiziano Crudeli. Tifozi italian njihet për spektaklin që e dhuron në studiot televizive kur luan Milani. Dhe, një gjë të tillë e bëri edhe në fitoren 3:0 ndaj Sassuolos dje. Ai e shijoi çdo moment, u gëzua për golat, e mbi të gjitha kur përfundoi ndeshja, me ç’rast Milani e siguroi edhe titullin e 19-të të kampionit.

Në studio kishte edhe tifozë të Interit dhe ai po i ngacmonte edhe ata, siç bën zakonisht me kundërshtarët.

Crudeli pa dyshim është hijeshia e tifozëve të Milanit. Ai është bërë tashmë i njohur në botë me reagimet dhe festimet e tij për skuadrën e zemrës. 

(Kosova Sot Online )