Muriqi e feston me tifozët mbetjen në ligë, ata e kanë një kërkesë për të

  • S.A /
  • 23 May 2022 - 14:45
Muriqi e feston me tifozët mbetjen në ligë, ata e kanë një kërkesë për të

Vedat Muriqi e ndihmoi Mallorcan të mbetet në ligë. Sulmuesi kosovar dha kontribut të madh për ekipin spanjoll që kur u huazua nga Lazio në muajin janar. 28 vjeçari i realizoi pesë gola, ndërsa kontribuoi me një asistim në fitoren 2:0 ndaj Osasunas në fundjavë, që ishte edhe vendimtar për ta siguruar qëndrimin në La Liga.

Përfaqësuesi kosovar është bërë një lojtar mjaft i dashur nga tifozët.

Ai e ka festuar së bashku me ta mbetjen në ligën elitare spanjolle. Dhe, tifozët e kishin një kërkesë për ish-futbollistin e Fenerbahçes: “Muriqi qëndro”, kanë kënduar tifozët. Mallorca javë më parë kishte vendosur të mos e blinte kartonin e Muriqit, i cili vlerësohet 12-13 milionë euro nga Lazio. Por, tifozët duan ta kenë në ekip sa më gjatë të jetë e mundur “Piratin”, i cili ua ka rrëmbyer zemrat me kontributin që e dha për këta muaj. Mbetet të shihet nëse do të ndryshojë qëndrimi i Mallorcas gjatë kësaj vere… 

(Kosova Sot Online )