Mendy i mohon nëntë akuzat e rënda ndaj tij

  • A.P /
  • 23 May 2022 - 16:43
Mendy i mohon nëntë akuzat e rënda ndaj tij

Futbollisti i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, është deklaruar i pafajshëm për nëntë akuza për vepra seksuale, duke përfshirë shtatë përdhunime të dyshuara, ndaj gjashtë grave.

Reprezentuesi francez u deklarua i pafajshëm për akuzat kur u paraqit në gjykatën e Chester të hënën.

Mendy, 27 vjeç, u pezullua nga Manchester City kur u akuzua për herë të parë nga policia në gusht të vitit të kaluar. Ai u paraqit në gjykatë së bashku me një të bashkëakuzuar, Louis Saha Matturie, përpara gjyqit të tyre më 25 korrik.

Mendy akuzohet për shtatë përdhunime të dyshuara, një tentativë përdhunimi dhe një sulm seksual

Duke qëndruar në bankën e të akuzuarve, Mendy u përgjigj “i pafajshëm” nëntë herë kur akuzat iu drejtuan atij nga gjykatësi.

Të gjitha veprat penale dyshohet se kanë ndodhur në adresën e shtëpisë së Mendy-t në Prestbury, Cheshire, dhe shtrihen midis tetorit 2018 dhe gushtit të vitit të kaluar.

(Kosova Sot Online)