Mbappe: Nuk ishte koha e duhur për t’u larguar nga Franca

  • A.P /
  • 23 May 2022 - 17:35
Mbappe: Nuk ishte koha e duhur për t’u larguar nga Franca

Paris Saint-Germain organizoi një konferencë për shtyp të hënën pasdite për Kylian Mbappe dhe Nasser Al-Khelaifi për të folur për mediat, pas zgjatjes së kontratës së sulmuesit francez deri në vitin 2025.

Mbappe përsëriti disa herë se ai nuk donte të bashkohej me Real Madridin sepse ai nuk e ndjeu se ishte momenti i duhur i jetës së tij për t’u larguar nga Franca.

“Nuk e mendoja se ishte momenti i duhur që unë të largohesha nga vendi ku jam rritur dhe prej nga jam”, tha ai.

Tutje, ai tha se e vlerëson përpjekjen e Real Madridit, por tha se është i kënaqur me vendimin e tij.

“Unë e vlerësoj të gjithë përpjekjen që Real Madridi bëri, duke bërë gjithçka që mundi për të më bërë të lumtur. Unë jam mirënjohës për dashurinë e tyre dhe e kuptoj zhgënjimin e tyre. Siç thashë, unë jam francez dhe, si francez, doja të qëndroja këtu. Jam i kënaqur me vendimin tim”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)