Trajneri që e refuzoi Kosovën arrin ta mbajë Herthan në Bundesligë

  • A.P /
  • 23 May 2022 - 22:51
Trajneri që e refuzoi Kosovën arrin ta mbajë Herthan në Bundesligë

Hertha Berlin do të jetë pjesë e Bundesligës edhe për sezonin 2022/23. Ata triumfuan ndaj Hamburgut në ndeshjen e barazhit me rezultat të përgjithshëm 2:1 nga dy ndeshjet.

Hamburgu e kishte fituar ndeshjen e parë 1:0, kurse Hertha shënoi dy gola për të mbetur në elitë

Ishte trajneri Felix Magath ai që udhëhoqi Herthan prej mesit të marsit, për t’ia siguruar mbetjen në ligë tek në ndeshjet e barazhit.

Kujtojmë se 68-vjeçari ishte kërkuar shumë nga Federata e Futbollit e Kosovës për ta zëvendësuar Bernard Challandesin.

Mirëpo, Magath kishte refuzuar mundësinë që ta udhëheq Kosovën.

“Kam biseduar me përfaqësuesit nga Kosova. Aty ka njerëz të përkushtuar. Unë gjithashtu do të shkoja përsëri në Kinë. Unë i di kufijtë e mi si trajner, por e di që jam ende në gjendje të ndihmoj skuadrat”, kishte deklaruar gjermani, pas refuzimit të ofertës së FFK-së.

Pasi dështoi ish-trajneri i skuadrave të njohura gjermane dhe jo vetëm, Federata e Futbollit e Kosovës në shkurt të këtij viti zyrtarizoi francezin, Alain Giresse, në pozitën e selektorit.

Felix Magath gjatë karrierës së tij ka drejtuar këto skuadra: Hamburg, Nurnberg, Ëerder Bremen, Eintracht Frankfurt, Stuttgart, Bayern Munich, Ëolfsburg, Schalke, Fulham dhe së fundmi ishte trajner te skuadra kineze, Shandong Luneng. 

(Kosova Sot Online)