Piolit ia vodhën medaljen, e gjen policia dhe ia kthen atë

  • S.A /
  • 24 May 2022 - 10:28
Piolit ia vodhën medaljen, e gjen policia dhe ia kthen atë

Piolit ia vodhën medaljen, e gjen policia dhe ia kthen atë. Dita e festimeve për titull të kampionit për Stefano Piolin nuk ishte gjithaq e gëzueshme. Atij iu prish kjo ditë kur e kuptoi se dikush ia kishte vjedhur medaljen që e mori pasi e siguroi titullin e kampionit me Milanin. “Ma kanë marrë medaljen gjatë festimeve, ma ktheni”, kishte thënë trajneri i “Rossoneri”. E një ditë më pas, një tifoz e ka publikuar medaljen në rrjetet sociale.

Hajduti e ka dokumentuar marifetin e tij në rrjetet sociale, duke e publikuar një “story” në Instagram, ku shihej medalja që fillimisht e kishte marrë trajneri i Milanit gjatë shpërblimit zyrtar.

“Faleminderit Pioli”, ka shkruar hajduti në një video që për pak orë u bë virale në rrjetet sociale.

Pak orë më pas, tre djem e dorëzuan atë në polici, duke shpjeguar se e kishin gjetur afër dhomave të zhveshjes së “Mapei Stadium”. 

(Kosova Sot Online )