Ish-kandidati për selektor të Kosovës e merr në dorë klubin e njohur evropian

  • S.A /
  • 24 May 2022 - 10:48
Ish-kandidati për selektor të Kosovës e merr në dorë klubin e njohur evropian

Alexander Frei ishte njëri prej kandidatëve potencialë për ta marrë në dorë ekipin kombëtar të Kosovës, muaj më parë. Trajneri zviceran ishte i lirë në momentet që Federata e Futbollit të Kosovës po kërkonte selektor të ri dhe mediat zvicerane e shihnin atë si kandidat për t’i marrë në dorë “Dardanët”. Por, në fund shtëpia e futbollit kosovar e zgjodhi opsionin Alain Giresse, duke i hequr përfundimisht krejt dilemat, pas pritjes së gjatë prej disa muajve. E në ndërkohë, edhe Frei u bë me ekip të ri. Ish-kandidati për postin e selektorit të Kosovës së fundmi e mori në dorë klubin e njohur zviceran, Basel.

Siç ka njoftuar klubi helvetik, ish-përfaqësuesi zviceran ka nënshkruar kontratë dyvjeçare. Frei synon ta jetë i suksesshëm me klubin e njohur evropian.Herën e fundit, ai ishte trajner i Winterthurit, ndërsa muaj më parë shihej si pasues eventual i trajnerit të shkarkuar, Bernard Challandes. Frei e kishte një karrierë të suksesshme edhe si lojtar dhe konsiderohet si një legjendë e Zvicrës.

(Kosova Sot Online )