Kurt Zouma paraqitet në gjykatë, e pranon fajin për shkelmimin e maces së tij

  • S.A /
  • 24 May 2022 - 12:35
Kurt Zouma paraqitet në gjykatë, e pranon fajin për shkelmimin e maces së tij

Mbrojtësi i West Hamit, Kurt Zouma është deklaruar fajtor për shkelmimin dhe shuplakën që ia kishte dhënë maces së tij.

Përfaqësuesi francez u deklarua fajtor për dy pika në Gjykatë sot në mëngjes, njoftojnë mediat britanike, përcjell. 27 vjeçari u detyrua të kërkonte falje pas pamjeve tronditëse që u filmuan dhe u shpërndanë nga vëllai i tij më i vogël, Yoan, 24 vjeç, duke pranuar se kishte bërë shkelje.

Mbrojtësi i “Hammers” arriti në gjykatë i shoqëruar nga disa pjesëtarë të sigurisë, të cilët e përcollën me çadra mbrojtëse derisa doli nga vetura e deri në dyert e objektit, ndërsa interesimi i mediave që po e prisnin ishte i madh.

Si rezultat i këtij incidenti, Zouma ishte gjobitur me afro 300 mijë euro nga klubi i tij dhe dy macet e tij i janë marrë.

Gjithashtu, edhe sponsorizimi i pasur me kompaninë Adidas iu ndërpre.

Zouma ndërkohë ka vazhduar të luajë për West Hamit përkundër incidentit dhe hetimeve që kishin nisur ndaj tij.

Vëllai i tij, Yoan ishte suspenduar përkohësisht nga Dagenham & Redbridge para se të lejohej të rikthehej në skuadër në muajin mars.

Zouma pritet të dënohet dhe të gjobitet për abuzimin ndaj kafshës, në këtë rast maces së tij. 

(Kosova Sot Online )