Ibrahimovic inkurajoi tifozët e Milanit ta fyenin Calhanoglun në paradën për titull

  • 24 May 2022 - 13:12
Ibrahimovic inkurajoi tifozët e Milanit ta fyenin Calhanoglun në paradën për titull

Gjatë paradës së titullit të Milanit dje, Zlatan Ibrahimovic u tall me ish-bashkëlojtarin e tij Hakan Calhanoglu.

Të dielën, kuqezinjtë fituan Scudetton e 19-të në historinë e tyre pasi mundën 3-0 Sassuolo në stadiumin Mapei.

Calhanoglu ishte larguar nga gjigantët e Serisë A në verë, duke iu bashkuar rivalëve të tyre Interit si lojtar i lirë. Ndonëse Nerazzurrët kanë fituar Kupën e Italisë dhe Superkupën këtë sezon, Djajtë ia dolën t’i mposhtin në Serie A.

Ibrahimovic i dërgoi një mesazh ish-bashkëlojtarit të tij gjatë festimit të titullit të Milanit dje.

Ai mori mikrofonin gjatë paradës së kuqezinjve në rrugët e Milanos dhe tha: “Hej, dërgoni një mesazh Hakanit”, duke i çmendur tifozët e Milanit.

 

(Kosova Sot Online )https://twitter.com/SimoneCristao?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1528802281155600390%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fibrahimovic-inkurajoi-tifozet-e-milanit-ta-fyenin-calhanoglun-ne-paraden-per-titull%2F