Goli i Mërgim Berishës zgjidhet më i miri i sezonit në Europa League

  • E.K /
  • 24 May 2022 - 14:29
Goli i Mërgim Berishës zgjidhet më i miri i sezonit në Europa League

Goli i Mërgim Berishës është zgjedhur si më i miri i sezonit 2021/22 në Europa League.

Goli akrobatik i realizuar në Antwerp u votua më së shumti nga tifozët, njofton UEFA.

Ky gol ishte regjistruar në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së grupeve, të cilën Fenerbahçe e kishte fituar me rezultat 3:0 në udhëtim, siç mund ta shihni në video duke klikuar KETU

Golat më të bukur të kësaj gare janë zgjedhur nga paneli i vëzhguesve teknikë të UEFA-s, e më pas ata u vendosën për votime.

Goli brilant i Lorenzo Insignes në ndeshjen e Napolit ndaj Legias ishte favorit, por tifozët e zgjodhën golin e përfaqësuesit të të rinjve të Gjermanisë, si më të mirin e sezonit.

Vendi i dytë është rezervuar për Mirko Ivanic, kurse i treti për Rafael Borre. 

(Kosova Sot Online)