Tifozët e Feyenoordit urinojnë tek autobusi i Romës

  • A.P /
  • 24 May 2022 - 15:15
Tifozët e Feyenoordit urinojnë tek autobusi i Romës

Ka nisur “lufta” në mes të tifozëve para ndeshjes së nesërme finale të Europa Conference League, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

Tifozët e Feyenoordit kanë qenë të parët që kanë mbërri në Tiranë, ndërsa ata të Romës kanë përfunduar në kryeqytetin shqiptar sot

Dhe, qysh sot ka filluar “lufta” në mes të tifozerive të dy klubeve finaliste të kësaj gare

Tifozët holandezë e kanë publikuar një video ku shihen duke urinuar tek autobusi i Romës.

Dy tifozeritë urrehen shumë me njëri-tjetrin që nga situata e ndodhur në vitin 2015, kur tifozët holandësë e kishin shkatërruar Romën, e ata italianë kishin vepruar njëjtë në ndeshjen e kthimit në Holandë.

Ekipi i Romës e dërgoi në Shqipëri autobusin e tij zyrtar, kurse Feyenoordi preferoi ta marrë një me qira.

Sot do të arrijnë në Shqipëri kontingjentet e dy ekipeve

Forcat e sigurisë në Tiranë janë vënë në dispozicion për ta ruajtur rendin dhe qetësinë.

Dhjetëra mijëra tifozë nga Italia dhe nga Holanda do të qëndrojnë këto ditë në kryeqytetin shqiptar. 

(Kosova Sot Online)