Kampioni ukrainas i boksit vritet nga ushtria ruse

  • A.P /
  • 24 May 2022 - 16:44
Kampioni ukrainas i boksit vritet nga ushtria ruse

Kampioni ukrainas i boksit amator, Oleg Prudky, ka vdekur në moshën 30-vjeçare.

Ai ishte pjesë e forcave speciale të Policisë Cherkasy, duke mbrojtur vendin e tij, Ukrainën në luftën e tyre kundër Rusisë.

Prudky më parë boksonte për për Otamanët e Ukrainës në WSB.

Ai la pas një grua dhe dy vajza të vogla.

(Kosova Sot Online)