Mbappe: Jam tifoz i Milanit, në Itali do të luaja veç për Kuqezinjtë

  • S.A /
  • 25 May 2022 - 10:54
Mbappe: Jam tifoz i Milanit, në Itali do të luaja veç për Kuqezinjtë

Kylian Mbappe ka zbuluar se është tifoz i Milanit që nga fëmijëria e tij.

Sulmuesi francez thotë se i ka ndjekur ndeshjet e kampionit të ri të Italisë që kur u bë të dinte për futbollin.

Ai gjithashtu ka nënvizuar se nëse një ditë do të luante në Itali, këtë do ta bënte vetëm për shtatë herë kampionin evropian.

Ndër të tjera, ia ka uruar titullin ekipit “Rossoneri”, duke e përmendur mbi të gjitha shokun e tij, Zlatan Ibrahimovic, të cilin e konsideron si një legjendë. “Lidhja ime me Milanin është speciale. Si fëmijë e kisha një dado italiane dhe kam kaluar shumë kohë me familjen e saj, që ishin tifozë të Milanit. Falë tyre, edhe unë u bëra tifoz i Kuqezinjve dhe i shikoja ndeshjet. Gjithmonë e kam thënë: nëse luaj në Itali, do ta bëja këtë veç për Milanin. Që i vogël jam tifoz i Milanit. Ia uroj titullin këtij ekipi”, ka thënë Mbappe në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.

Mbappe së fundmi e vazhdoi kontratën me Paris Saint-Germainin deri në vitin 2025 duke iu dhënë fund spekulimeve për një transferim të mundshëm në Real Madrid.

E sa i përket Milanit, mund të mbetet vetëm një ëndërr për italianët duke e pasur parasysh rrogën 50 milionëshe në vit të futbollistit. 

(Kosova Sot Online )