Policia shqiptare e konfirmon arrestimin e Ballistit, zbulohet edhe shkaku

  • S.A /
  • 25 May 2022 - 12:43
Policia shqiptare e konfirmon arrestimin e Ballistit, zbulohet edhe shkaku

Tifozi i njohur shqiptar, Ismail Morina, më mirë i njohur si Ballisti, është arrestuar paraditen e sotme në Kukës.

Lajmi është bërë i ditur përmes faqes së tij në Facebook, por tash ka arritur edhe konfirmimi nga Policia shqiptare.

Sipas mediave shqiptare, tifozi i njohur për lëshimin e dronit në Beograd është vënë në pranga ditën e sotme pasi kishte një urdhër arresti dhe me vendim të Gjykatës së Durrësit ishte dënuar me 5 muaj e 12 ditë burg për armëmbajtje pa leje.

Që nga lëshimi i dronit në stadiumin e Beogradit në ndeshjen Serbi – Shqipëri, Ballisti gjithmonë ka pasur probleme me ligjin e madje edhe ishte arrestuar. 

(Kosova Sot Online )